Lajme

Përgjaken rrugët e Kosovës: Për pak orë, 5 të vdekur nga 3 aksidente

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Tri aksidente fatale kanë ndodhur gjatë ditës së sotme në Kosovë, nga të cila pesë persona kanë mbetur të vdekur dhe disa të tjerë kanë përfunduar me lëndime trupore.

Aksidenti i parë ndodhi gjatë natës së mbrëmshme, përkatësisht rreth orës 22:40 në magjistralen Gjilan-Ferizaj, saktësisht në fshatin Budrigë e Epërme. Si pasojë e këtij aksidenti dy persona kanë vdekur dhe dy të tjerë kanë pësuar lëndime trupore, shkruan Reporteri.net.

Ende pa u sqaruar mirë rrethanat e këtij aksidenti, për një aksident tjetër me fatalitetet u raportua në në Autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në km e 36-të Vërmicë-Prishtinë (fshati Peqan Suharekë). Edhe në këtë aksident kanë mbetur të vdekur dy persona, shtetas të Shqipërisë dhe janë lënduar tre të tjerë.

Aksidenti i fundit me fatalitet ndodhi në ndodhi në magjistralen Lipjan-Shtime rreth orës 11:40, ku mbeti një person i vdekur dhe dy të tjerë të lënduar.

Ndërkohë edhe dy aksidente me shtatë persona të lënduar kanë ndodhur në Istog dhe Fushë Kosovë.

Në aksidentin që ka ndodhur sot në fshatin Zallq të Komunës së Istogut, janë përfshirë tri vetura ku katër persona kanë mbetur të lënduar, kurse në aksidentin në Fushë Kosovë kanë mbetur të lënduar katër persona.

Kujtojmë se Policia e Kosovës ka apeluar vazhdimisht për kujdes të shtuar në komunikacion. /Reporteri.net

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat