Lajme

LDK: Po ndërtojmë mirëbesim me VV-në, vullneti është të arrihet marrëveshja

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

LDK ka mbajtur sot mbledhjen e radhës në selinë kryesore të tyre.

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa ka thënë se sot në mbledhjen e kryesisë është diskutuar për marrëveshjen me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Jemi ende duke diskutuar për të arritur një marrëveshje që të kemi propozime të përbashkëta për bashkëqeverisje”, ka thënë ai.

Mustafa ka thënë se mbetet të shihet nëse do të ketë marrëveshje, por se vullneti i LDK-së është që të arrihet një e tillë.

Ai tutje ka thënë se sot është diskutuar vetëm për negociatat me VV-në dhe jo edhe për takimin e Osmanit me Kurtin në Kuvend.

“Ne jemi duke ndërtuar mirëbesim dhe mirëkuptim me Lëvizjen Vetëvendosje. Besoj që sot do të mbahet takimi i radhës mes dy liderëve. Kemi vullnet që të arrijmë marrëveshje dhe pjesë e marrëveshjes është që të gjitha palët të bëjnë kompromise”, ka thënë ai.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat