Lajme

Për herë të parë nga 2008, bie numri i zviceranëve që marrin ndihma sociale

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Numri i personave në Zvicër të cilët marrin ndihma sociale të ashtuquajtura “ekonomike” në vitin 2018 ka shënuar një rënie. Është rënia e parë që nga viti 2008, bëhet e ditur në një komunikatë të lëshuar të hënën nga Zyra federale e Zvicrës për Statistikë.

Kështu, numri i njerëzve të regjistruar në fund të vitit 2017 si përfitues të ndihmave sociale ka qenë 272.700 ose 5600 më i vogël se ai i një viti më parë.

Në këtë statistikë nuk përfshihet ndihma sociale në sferën e azilit dhe refugjatëve, ku numri i përfituesve në fakt është rritur.

Në përgjithësi, në rreth gjysmën e kantoneve është ulur shkalla e të varurve nga ndihmat sociale. Vetëm në kantonet su Glarus, Jura dhe Valis ka pasur një ngritje në këtë drejtim, shkruan albinfo.ch.

Shkalla e përfituesve të ndihmave sociale në nivel vendi, në fund të vitit 2018 ka qenë 3.2 për qind ose për 0.1% më e ulët se një vit më parë.

Shkallë më të lartë të përfituesve nga ndihmat sociale kanë pasur kantonet si: Neuchatel, Basel-Stadt, Gjeneva, Vaudi dhe Berna. Ndërsa shkallën më të ulët kantonet: Uri, Schwyz, Unterwalden, Obwalden dhe Appenzell Innerhoden.

Ulje është arritur si në numrat absolutë të shfrytëzuesve të ndihmave sociale ashtu dhe në përqindjen në raport me numrin e banorëve.

Sikurse edhe më parë, një shkallë më e lartë e rrezikut për t`u bërë rast social ekziston në qytete se sa në fshatra, transmeton albinfo.ch. Ndërsa kategoritë më të rrezikuara në këtë drejtim janë: personat e mitur, të shkurorëzuarit dhe të huajt.

Nga ana tjetër, sa më e lartë shkalla e arsimimit , më e madhe mundësia për t`iu shmangur ndihmave sociale. Mirëpo, ky rregull nuk vlen te personat mbi 56 vjeçarë. Ata edhe kur kanë shkallë të lartë të arsimit, rrezikohen për të “rrëshqitur” në ndihma sociale.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat