Lajme

Pamje të reja nga momenti i vjedhjes së bankës TEB në Suharekë: Hajnat përdorin eksplozivë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Herët në mëngjesin e sotëm, katër persona të maskuar kanë përdorur eksploziv për ta plaçkitur filialin e bankës TEB në Suharekë, transmeton Gazeta Metro.

Kanë dalur pamje të reja, se si është grabitur filiali i bankës TEB në qytetin e Suharekës, nga katër persona të maskuar.

Grabitës kanë përdorur mjete shpërthyese, eksploziv për të thyer derën hyrëse të bankës.
Rastin e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili tha se sot rreth orës 3:45, në rrugën ‘Brigada 123’, të dyshuarit përdorën eksploziv për të thyer derën hyrëse të bankës.

Sipas informatave nga TEB, të dyshuarit nuk kanë arritur të marrin mjete nga banka.

Policia e Kosovës ka dalur në vendin e ngjarjes ndërsa personat që e kanë sulmuar bankën janë larguar në drejtim të panjohur./gazetametro.net

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat