Lajme

Pakistan: Humb kontrollin e autobusit, 26 viktima dhe 12 të plagosur

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Sipas njoftimeve të autoriteteve pakistanezë, në një aksident me autobus në një rajon malor në pjesën veriperëndimore të Pakistanit, së paku 26 persona kanë vdekur dhe 12 të tjerë janë lënduar.

Zëdhënësi i policisë në qytezën Diamer, tha se aksidenti besohet të ketë ndodhur pasi shoferi i autobusit e ka humbur kontrollin e mjetit, percjell IndeksOnline.

Disa zyrtarë dyshojnë se autobusit nuk i kanë punuar frenatt, ndërsa disa të tjerë mendojnë se shoferin e ka zënë gjumi gjatë vozitjes.

Rajoni i Gilgit-Baltistanit është vend malor, me rrugë të ngushta, të cilat janë të hapura për qarkullim vetëm nga muaji maj deri në tetor, ndërsa bllokohen nga bora e madhe gjatë dimrit të gjatë.

Aksidentet e trafikut në Pakistan janë mjaft të shpeshta për shkak të gjendjes së keqe të rrugëve, vozitjes së pakujdesshme dhe automjeteve të vjetra.

Sipas statistikave zyrtare, mesatarisht 15 deri 16 mijë njerëz vdesin çdo vit në Pakistan për shkak të aksidenteve në trafik.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat