Lajme

Opozita serbe e mobilizuar, RTS po e bllokon të vërtetën, andaj edhe ne po bllokojmë fizikisht hyrjet e RTS-së

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Opozita në Serbi po vazhdon mobilizimin për zgjedhjet e ardhshme që mbahen në prill të vitit të 2020-ës.

Përkrahja e Aleancës për Serbinë është theksuar në protestën para televizionit shtetëror.

Kryetari i Partisë Popullore serbe, Vuk Jeremiq përmendi një sërë çështjesh se pse janë të pakënaqur me raportimin e RTS-së.

Ndër të tjera, ai përmendi edhe vrasjen që ndodhi në Kosovë ku mbeti i vdekur politikani nga veriu i Mitrovicës, Oliver Ivanoviq, transmeton Indeksonline

Për këtë rast është i akuzuar njëri prej figurave kryesore të Listës Srpska, Milan Radoiqiq. Ky i fundit, që po kërkohet nga autoritetet e sigurisë kosovare, ka ikur dhe gjendet diku në Serbi.

“RTS po e bllokon të vërtetën, andaj edhe ne po bllokojmë fizikisht hyrjet e RTS-së. Ky televizion është i detyruar të hap derën e së vërtetës për çështje të shumta, siç janë Jovanjica, plagjiatura, Krusik, tregtia e armëve, greva në Postë si dhe vrasjen e Oliver Ivanoviçit”, u shpreh ai.

Ndryshe, lidhur me këto protesta është deklaruar edhe përfaqësuesja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon.

Ajo deklaroi se qytetarët kanë të drejtë të shkojnë në protesta dhe se gazetarët kanë të drejtë të punojnë lirshëm dhe profesionalisht.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat