Lajme

Nis rinumërimi i votave në vendvotimet ku u shpërndanë formularët me gabime

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Ka nisur rinumërimi i votave në 313 vendvotimet në të cilat në ditën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme janë shpërndarë formularë me gabime. Në këta formularë ka pasur mospërputhje mes numrit të partive dhe kolonave në të cilat janë bartur votat pas numërimit.

Siç kanë shpjeguar partitë të cilat janë ankuar dhe që kanë kërkuar rinumërim, në zgjedhjet e 6 tetorit kanë garuar 25 parti, ndërkohë në formularin ku janë shënuar votat ka pasur vetëm 24 kolona, gjë që ka habitur komisionerët gjatë procesit të shënimit të votave.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mërkurën me votë unanime ka miratuar sugjerimin e përfaqësuesit të Qendrës së Numërimit, Burim Ahmetaj, për rinumërimin e mbi 300 vendvotimeve, për shkak të një gabimi teknik që kishte ndodhur përgjatë shtypjes së formularëve në të cilët barteshin shënimet për numërimin e votave të partive dhe kandidatëve për deputetë.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat