Lajme

Nata e gjatë para stadiumit “Selman Stërmasi”, klubi i Tiranës në këtë mënyrë ndihmoi qytetarët

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të djeshëm, ka pasur pasoja të rënda në popullin shqiptar.

Deri më tani raportohen 29 të vdekur dhe qindra të lënduar janë duke marrë ndihmën e specializuar mjekësore.Një bilanc tragjik që pritet të ndryshojë nga ora në orë.

Shtëpia të shkatërruara, njerëz që kanë mbetur në qiell të hapur janë hasur me solidaritetin e madh të shqiptarëve.

Në ndihmë të tyre ka ardhur edhe klubi i futbollit, Tirana që ka hapur dyert e stadiumit “Selman Stërmasi” duke strehuar dhe ushqyer ata që pësuan nga këto tërmete.

Një natë e gjatë me temperatura të ulëta, por fatmirësisht që është “ngrohur” sadopak nga zemërgjerësia e shqiptarëve që kanë ndihmuar me çfarë kanë mundur.

Ushqime, veshmbathje, hapjet e dyerve të shtëpive të tyre, gjithçka është vënë në dispozicion për ata që janë prekur nga ky tërmet fatal.

Më poshtë mund të shihni disa foto nga ndihmat e mbërritura te qendra e organizuar nga klubi bardheblu për të gjithë të prekurit e tërmetit shkatërrimtar.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat