Lajme

Nait Hasani, fillon punën si Ambasador i Kosovës në Tiranë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Ish-deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, dje ka filluar detyrën e re ambasador i Kosovës në Tiranë.

Nait Hasani përmes një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se dita e djeshme ka qenë dita e parë e tij si ambasador në Tiranë.

“Dita e parë, sot në Tiranë si Ambasador i Kosovës në Shqipëri, pranë shtatores së Adem Jasharit”, ka shkruar ai.

Propozimi për Hasanin ishte bërë më 19 gusht të këtij viti, ndërsa intervisitimi i tij ishte bërë dy ditë më pas.

Vetëm tre ditë pas propozimit që Hasani të bëhet ambasador i Kosovës në Tiranë, në seancë të jashtëzakonshme Kuvendi i Kosovës u shpërnda duke çuar vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Me konsideratën më të lartë për punën tuaj dhe komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, pas pajtimit me Kryeministrin e Republikës së Kosovës dhe marrjes së pëlqimit nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ju dërgoj në besim emrin e kandidatit Z. Nait Hasani, me qëllim të vijimit të procedurave për emërimin e tij në pozitën e Shefit të Misionit/Ambasadorit në Republikën e Shqipërisë”, thuhej në letrën e propozuar për Hasanin ambasador.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat