Lajme

Mustafa: Jemi të gatshëm që t’ia dhurojmë VV-së kryetarin e Kuvendit, por shkojmë në opozitë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Para pak çastesh, kreu i LDK-së ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur lidhur me koaliconin e mundshëm me VV-në, afati për të cilin mbyllet sot.

Ai ndër të tjera tha: Ne jemi të gatshëm që t’u ofrojmë atyre (VV-së) postin e kryetarit të kuvendit dhe qeveri më të madhe, por se LDK-ja shkon në opozitë, shkruan GazetaBlic.

“Mbesim të përkushtuar 5 ministri LDK, 5 VV si partneren kryesore jemi pajtuar që kryeministri dhe 1 zvkryeministër t’i takoj VV dhe ne asnjë rast se kemi shtruar çështje ne kryeministrin sepse jemi pajtuar zvkryeministrin e parë dhe kryetari i Kuvendit LDK, LDK propozon kandidatin për president i cili plotëson të gjitha kriteret dhe ato kushtetuese ne mbesim pas asaj që pas zgjedhjes së presidentit VV t`i jepet një ministri nga LDK dhe me këtë bëhemi 6 me 4 me ministrit nga momenti që zgjedhet presidenti”, tha Mustafa.

“VV do të ketë më shumë pozita sepse tani do të ketë 7 pozita qeveritare, kryeministrin, zvkryeministrin e parë dhe 5 ministra dhe dy nënkryetarë të Kuvendit”, tha ai.

“Nëse VV nuk është e gatshme, atëherë unë deklaroj sot se me besimin e Kryesisë është e gatshme të heq dorë nga të gjitha kërkesat për përgjegjësi institucionale duke ia lënë VV-së të gjithën me 28 deputet votojmë qeverinë e re”, tha Mustafa.

“Gatishmëri që t’i japim kryetarin e Kuvendit dhe qeverinë e saj pa LDK-në qoftë se ata nuk janë të gatshme, por ne jemi shumë të interesuar që qeveria dhe institucionet e reja të zgjedhën”, shtoi ai.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat