Lajme

Mustafa, duhet të punojmë në zbardhjen e vrasjes së Xhemail Mustafa

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përkujton veprimtarin Xhemail Mustafa në 19 vjetorin e vrasjes së tij.

Ai ka thënë se, Xhemail Mustafa ishte një prej figurave më të rëndësishme të lëvizjes politike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Sot, kujtojmë bashkëpunëtorin e ngushtë të Presidentit Rugova, një prej themeluesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, publicistin, shkrimtarin dhe veprimtarin e Kosovës, Xhemail Mustafa. Xhemaili ishte i veçantë, kishte guxim, ishte vizionar dhe punëtor, luftëtar i madh për çlirimin e Kosovës.

Xhemail Mustafa, intelektuali i jashtëzakonshëm të cilin e humbi Kosova, fuqishëm luftoi ta artikuloj mesazhin për realizimin e ëndrrës për liri dhe pavarësi përmes informimit të opinionit vendor e ndërkombëtar për kauzën e Kosovës.

Veprat e Xhemail Mustafës janë gjurmë e pashlyeshme e të kaluarës dhe të tashmes për të gjithë ne”.

Më tej ka thënë se, “institucionet e Kosovës duhet të punojnë për zbardhjen e vrasjes së Xhemailit dhe shumë veprimtarëve tjerë, që padrejtësisht i ndalën së luftuari për ëndrrën e tyre dhe të gjithë neve, pavarësinë e Kosovës”./T/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat