Lajme

MPJ po përpiqet të marrë vesh më shumë për vdekjen e dy fëmijëve

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Pasditen e së martës, në një lumë në qytetin Montbrison, Loire të Francës, janë mbytur dy fëmijë nga Kosova. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka bërë të ditur se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e Francës, për të transmetuar detaje më të hollësishme lidhur me rastin.

Përmes një komunikate për media, MPJ’ja thotë se është e gatshme për asistencë përmes Ambasadës së Kosovës në Francë.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, përmes shërbimit Konsullor dhe Ambasadës së Kosovës në Paris është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet lokale në France, të cilat pritet të transmetojnë detaje më të hollësishme ditëve në vijim për humbjen e jetës aksidentalisht të dy fëmijëve kosovar të cilët dyshohet se kanë rënë në lum në qytetin Montbrison, Loire të Francës. MPJ është e gatshme për asistence përmes Ambasadës në Paris”, thekson komunikata.

Ndërkaq MPJ’ja ka theksuar se do të përpiqet t’i ndihmojë familjes e cila humbi tragjikisht dy fëmijët në Francë.

“Ministri Pacolli, në këto momente të vështira shpreh gatishmeri se misioni diplomatik në Paris do të sigurojë të gjithë ndihmën e nevojshme për familjarët e viktimave”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat