Lajme

Moti sot, temperaturat nga -5 deri ne 11 gradë Celzius

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve në vendin tonë temperaturat minimale do të arrijnë deri në -5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale parashihen të arrijnë në 11 gradë Celsius.

,”Fushat me presion të lartë të ajrit të cilat kanë përfshirë vendin do të mbeten të qëndrueshme edhe gjatë ditëve në vijim. Si pasoj e kësaj gjendje bllokuese anticiklonike dhe kthjellimeve do të ketë ulje në vlerat e temperaturave minimale, derisa ato maksimalet mbeten pothuaj konstante. Mëngjesi do të filloj me mjegull dhe ngrica, ndërsa gjatë ditës priten kthjellime. Nuk parashihet të ketë reshje të asnjë forme. Temperaturat minimale do të ulen deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë në 11 gradë Celsius. Nuk parashihet të ketë qarkullim aktiv të masave ajrore dhe për pasojë vlerat e cilësisë së ajrit mbesin në vlera të pashëndetshme. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i jugperëndimit”, njofton IHMK.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat