Lajme

Mitrovicë, tre armë konfiskohen për një ditë nga policia

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Në 24 orët e fundit, në zonën e përgjegjësisë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë, në tri lokacione të ndryshme janë konfiskuar tri armë.

Sipas Policisë, në rastin e parë konfiskimi i një pistolete është realizuar gjatë një bastisje të një shtëpie në fshatin Mikushnicë- Skenderaj, me ç’rast është konfiskuar një pushkë e gjuetisë dy tytshe me afat të skaduar të lejes për armëmbajtje.

Rasti i dytë i konfiskimit të një arme të tipit ECOL FIRAT, një karikator dhe dhjetë predha është realizuar në qytetin e Mitrovicës, gjatë një bastisje në rrugën ‘Adem Voca’.

Ndërsa rasti i tretë i konfiskimit të një arme është realizuar në fshatin Shupkovc në Mitrovicë, ku pas pranimit të një informate për një mosmarrëveshje në një lokal, policia ju ka përgjigjur rastit, në vendngjarje kanë arritur ta identifikojnë të dyshuarin, ku nga i dyshuari në fjalë është konfiskuar një armë pistolet TT, një karikator dhe shtatë fishkë.

Policia njofton se të tre të dyshuarit janë shoqëruar në stacionet përkatëse janë intervistuar dhe me urdhër të prokuroreve të rasteve, të dyshuarit janë në fjalë janë liruar në procedura të rregullta dhe ndaj tre të dyshuarve janë iniciuar rastet për veprat penale ‘mbajtje në pronësi, posedim, kontrolle dhe shfrytëzim i pa autorizuar i armës’, kurse ndaj të dyshuarit të tretë, i është iniciuar edhe rasti për veprën penale ‘ kanosje’.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat