Lajme

Mimoza Kusari-Lila tregon se çfarë roli do të ketë në Qeverinë e re

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kandidatja për deputete, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se ende nuk e ka diskutuar me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, se a do të ketë ndonjë post në qeverinë e re, por thotë se një gjë e tillë nuk është prioritet i saj.

Kryetarja e Alternativës në një intervistë për Ekonomia Online thotë se nuk është në prioritetin e saj që të jetë pjesë e qeverisë dhe se nuk e ka diskutuar këtë me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Nuk e kam diskutuar me zotri Kurtin, nuk ka ardhur deri tek ky diskutim, për arsye se emrat e përveçëm ende nuk janë diskutuar. Është duke u trajtuar programi dhe natyrisht formati i qeverisë, në cilin do rast nuk ka qenë as kusht as kërkesë e imja.

Mendoj që pak është e rëndësishme tash për fatet individuale e kam fituar mandatin e deputetes, kam pasur një mbështetje shumë të mirë dhe e cila më bënë krenare për aktivitetin e deritashëm politik. Cila do përgjegjësi që më ngarkohet ose me të cilën do të përfundoj pas krejt këtij procesi zgjedhorë, nuk është se do të ketë kushte ose kërkesa individuale nga ana e ime”, thotë ajo.

Kusari-Lila ka vlerësuar se fushata zgjedhore dhe dita e mbajtjes së zgjedhjeve ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme, dhe e cila mund të krahasohet me nivel evropian duke u falënderuar partive si dhe përkrahësve të partive politike.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat