Lajme

Mbesa e Presidentit Thaçi bëhet nervoz, sulmon portalet

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Mbesa e presidentit Hashim Thaçi, Evgjeni Thaçi, është bërë nervoz me raportimet e mediave, në të cilat është përmendur edhe emri ri saj, si një prej kandidateve që nuk ka arritur të marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Ajo ka sulmuar disa portale kosovare se po prodhojnë ‘fake news’, pasi sipas pretendimeve të saj, ajo ka marrë shumë më shumë vota se disa kandidatë për të cilët po raportohet se kanë siguruar një karrige në Kuvend.

Ky reagim i saj vjen edhe përkundër thirrjeve të ambasadave të huaja në Kosovë që të mos sulmohen mediat.

Reagimi i plotë i Evgjeni Thaçit:

Ka disa dite qe portale te ndryshme ne Kosove “shpallin deputete” dhe “dështojnë kandidate” te partive te ndryshme. Pre e këtyre lajmeve te rrejshme #fakeneës jam edhe unë.

Duke qene se kam pritur rezultatet finale dhe zyrtare qe do te publikohen se shpejti, e duke respektuar një proces ligjor, siç është numërimi i votave i cili akoma po vazhdon, unë nuk kam nxituar te shpall veten deputete te Kuvendit te Kosovës, edhe pse sipas te dhënave qe posedoj, jam me e votuar se shume te tjerë te cilët nga portalet portretizohen si fitues.

Lus publikun qe te mos bie viktime e këtyre lajmeve, qëllimin e te cilave unë nuk mund ta di, e po ashtu kërkoj nga gazetaret qe ta kryejnë punën e tyre ne mënyrë korrekte, te paanshme dhe pa tendence.

#gazetablic #gazetaexpress #indeksonline #epokaere #lajminet

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat