Lajme

Maqedoni, vazhdojnë bisedimet për ngritjen e pagave në arsim

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK) sot do të mbajnë takim të ri për kërkesat e kësaj sindikate për rritjet e pagave të kuadrit arsimor, ndërsa në takim do të jetë i pranishëm edhe kryeministri Zoran Zaev.

Takimin e njoftoi dje kryeministri Zaev duku u përgjigjur në pyetje të deputetëve. Ai theksoi se do të gjendet zgjidhje për rritjen e pagave duke thënë se në mandatin e tij pagat deri tani janë rritur 10% dhe se sindikatës i është propozuar edhe 10% sërish rritje

SASHK dhe Ministria e Arsimit në takim të martën nuk arritën marrëveshje duke paralajmëruar kështu takim të sërishëm për këtë javë.

Pas takimit, ministri Arbër Ademi deklaroi se janë shqyrtuar disa opsione dhe alternativa tjera, por Ministrisë së Arsimit do t’i duhet kohë për t’i shqyrtuar ato.

“Tre muaj më herë apo më vonë natyrisht se ka ndikim, por aspekt afatgjatë kemi të njëjtin efekt”, tha Ademi.

Kryetari i SASHK, Jakim Nedelkov theksoi se për to rritja e pagave duhet të fillojë nga një janari ndërsa Ministria e Arsimit dhe Shkencës insiston që kjo rritje të ndodhë në muajin prill.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat