Lajme

Kurti kthehet sot në Kosovë, mësohet kur do të takohet me Mustafën

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Dmokratike e Kosovës gjatë kësaj jave do të kthehen në tavolinën e bisedimeve për të biseduar për arritjen e marrëveshjes për koalicionin qeverisës.

Kreu i VV-së, Albin Kurti sot do të rikthehet në Kosovë pas vizitës disa ditore në Gjermani dhe më pas gjatë javës do të takohet me kreun e LDK-së, Isa Mustafa, për të folur për lidhjen e koalicionit qeverisës.

Albulena Haxhiu e cila ka fituar sërish postin e deputetes ka konfirmuar për Reporteri.net se takimi mes Kurtit e Mustafës do të takohet gjatë kësaj jave.

“Gjatë kësaj jave do të ketë takim mes kryetarëve (Kurtit e Mustafës), pas takimit do të njoftohet opinioni për koalicionin. Ende nuk është caktuar data e mbajtjes së takimit për shkak se Kurti ka qenë në Berlin gjatë këtyre ditëve dhe sot do të arrijë në Kosovë ku do të vazhdojnë komunikimet për të arritur koalicionin”, ka thënë Haxhiu për Reporteri.net.

E pyetur rreth deklaratave të nënkryetarit të LDK-së, Haki Rugova, se “nuk e lëshojmë postin e presidentit”, Haxhiu ka thënë se pavarësisht deklaratave të përfaqësusesve të LDK-së është optimiste se do të arrihet koalicioni VV-LDK.

Kujtojmë se bisedat mes Kurtie e Mustafës u ndalën pas mospajtimeve rreth pozitave ministrore, në veçanti për dallimet që kishin rreth postit të presidentit të cilin po e kërkon LDK. /Reporteri.net/.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat