Lajme

Krizë kosovare: Deputetët pa pajtueshmëri në seancën e Kuvendit

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Pas pak fillon senaca në Kuvendin e Kosovës e deputetëve të zgjedhur mirëpo nuk ka pajtueshmëri mes palëve për marrëveshjen që do të krijonte një qeveri, shkruan Gazeta Metro.

Pak para nisjes së kësaj seance kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, tha nëse VV nuk pranon kushtet e LDK’së, për qeverisje të balancuar, atëherë kjo parti do ta votojë qeverinë e Kurtit por do të mbetet në opozitë.

“Nëse VV nuk është gati për këtë marrëveshje dhe e sheh LDK si pengesë, atëherë unë po deklaroj sot se LDK është e gatshme të heq dorë nga të gjitha kërkesat për përgjegjësi institucionale duke ia vënë këto LVV, LDK voton pa asnjë kusht formimin e qeverisë me 28 deputetë pa asnjë kusht, shpreim gatishmërinë të votojmë kryetairn e Kuvendit dhe Qeverinë pa LDK-në nëse s’janë të gatshëm të bashkëpunojmë me ne dhe të qeverisin me ne, por jemi të interesuar që cështja e qeverisë dhe institucioneve të zgjidhet në mënyrë që të funksionojmë”, ka thënë Mustafa.

Ndërsa, Kurti mbrëmë Kurti tha se do të shkohet në seancë pa marrëveshje me LDK’në.

Kreu i VV’së, Albin Kurti, ka treguar përmbajtjen e ofertës që u refuzua nga LDK’ja. Pika e parë, siç tha ai, ka pasur të bëjë me ndërrim të pozitave mes dy subjekteve negociuese. “Dihet se Vetëvendosjes si parti e parë i takon kryetari i Kuvendit dhe nënkryetari i parë. LDK’së i takon nënkryetari i dytë. Le ta bëjmë rokadën midis kryeparlamentarit dhe nënkryetarit të dytë të Kuvendit dhe kësisoj LDK’ja e ka kryeparlamentarin dhe LVV’ja i ka dy nënkryetarët e Kuvendit”, ka deklaruar ai.

Pika e dytë, siç Kurti ka theksuar, kishte të bënte me çështjen e presidentit. Nëse Lidhja Demokratike e Kosovës insiston që ta marrë këtë pozitë, sipas tij VV’së duhet t’i kalojë Ministria e Punëve të Brendshme. “Çështjen e presidentit më së miri e lëmë për më vonë, por nëse LDK’ja insiston që patjetër ta bëjmë premtimin për nominimin nga LDK’ja, atëherë neve duhet të na shtohet tash një ministri, Ministria e Punëve të Brendshme, e cila ka rëndësi jetike për luftimin e krimit dhe të korrupsionit”, ka potencuar ai.

Nominimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kandidatin për president sipas tij bëhet tek pasi të mos jetë gjetur një figurë konsensuale jashtëpartiake. “Nominimi i LDK’së për kandidatin për president bëhet pasi të mos kemi gjetur një personalitet konsensual jashtëpartiak, kurse të përcaktohet LDK’ja për emrin e tij ose të saj, do të kërkohet edhe pëlqimi i VV’së”, ka shtuar ai.

Ndërkaq, pika e tretë e ofertës siç ka thënë Kurti, ka pasur të bëjë me kërkesën e LDK’së që Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit të ndahet. “Sipas kërkesës së LDK’së Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit të ndahet, me ç’rast Kultura dhe Rinia i kalojnë Ministrisë së Arsimit, të Shkencës, të Teknologjisë dhe të Inovacionit, ndërkaq Sporti i kalon Ministrisë së Shëndetësisë”, ka vazhduar ai.

Sipas ofertës së VV‘së, pakicat serbe do ta merrnin Ministrinë e Zhvillimit Rajonal ose të Pushtetit Lokal, kurse pakicat serbe Ministrinë për Komunitete.

Gjatë deklaratës së tij, Kurti ka thënë se gjatë bisedimeve të deritanishme Vetëvendosja ka bërë katër kompromise, kurse LDK’ja asnjë. “Programi im qeverisës është 50 për qind nga ai i LDK’së, zëvendëskryeministri i parë do të jetë nga radhët e LDK’së, pesë ministri në qeveri do të jenë të LDK’së, e cila edhe zgjodhi si të përzgjidhen ato, pasi që insistonte që medoemos të zgjidhte e para”, ka potencuar Kurti derisa ka numëruar kompromiset e arritura./gazetametro.net

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat