Lajme

Intervistohen noterët e rinj nga Ministria e Drejtësisë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Ministria e Drejtësisë, ështe treguar e pandalshme në procesin e nisur kohë më parë, duke përfunduar kështu pjesën e parë të intervistimit të kandidatëve për noterë.

Kandidatët janë shprehur të kënaqur me intervistimin nga komisioni.

Drejtori i Departamentit Ligjor, njëkohësisht edhe anëtar i komisionit për intervistim, Ardian Bajraktari, ka thënë se ky proces nuk ka pasur parregullsi, ka filluar kohë më parë dhe askush nuk do të jetë peng i proceseve politike.

Ai ka shtuar se nuk ka ndonjë vendim të institucioneve kompetente që e konteston këtë proces, andaj sipas Bajraktarit, ky proces është i bazuar në ligj, raporton Ktv.

Nga 168 kandidatë, gjysma janë intervistuar të shtunën ndërsa pjesa tjetër do të vazhdojë të dielën, për 79 vende të lira për noterë.

Më poshtë gjeni video lajmin e përgatitur nga KTV:

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat