Lajme

Institucioni i Avokatit të Popullit organizon ditën e hapur me qytetarët

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Institucioni i Avokatit të Popullit organizon ditën e hapur me qytetarët e Komunës së Pejës ku qytetarët e interesuar mund të takojnë Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari.

Në këto takime, Avokati i Popullit takon në mënyrë individuale secilin qytetarë që lajmërohet për takim, duke u respektuar parimi i konfidencialitetit, që të parashtrojnë ankesat e tyre për shkeljet eventuale apo t’i drejtohen për këshilla, në rast të shkeljes së të drejtave të njeriut nga autoritetet publike.

Avokati i Popullit ka kompetenca për t’i hetuar ankesat e pranuara nga çdo person fizik apo juridik, duke përfshirë veprimet apo mosveprimet që paraqesin keqpërdorim të autoritetit, lidhur me pohimet për shkeljen e të drejtave të njeriut të parapara me kushtetutë, ligje dhe akte të tjera, si dhe me instrumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe veçanërisht me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Takimi me qytetarët do të mbahet në Zyra e Institucionit të Avokatit të Popullit në ndërtesën e Komunës së Pejës.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat