Lajme

INSTAT, Shqiptarët më dembelët e Evropës

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Vrapi, ecja në natyre apo ushtrime të tjera fizike që shtojnë aktivitetin e frymëmarrjes dhe ritmin e zemër janë një sport i papreferuar për pjesën më të madhe të shqiptarëve, ndryshe nga vendet e tjera të Evropës.

Sipas shifrave të Eurostat dhe të INSTAT, të përpunuara nga Monitor, rezulton se femrat dhe meshkujt shqiptarë kanë përqindjen më të lartë të mungesës së aktivitetit fizik në Evropë. 82 për qind e grave dhe 76 për qind e burrave nuk bëjnë asnjë aktivitet fizik gjatë një jave normale. Mesatarisht rreth 80 për qind e popullsisë në vend është joaktive.

Ndërsa mesatarja evropiane e grave dhe burrave që nuk bëjnë fare aktivitet fizik është shumë më e ulët, përkatësisht 28.6 për qind dhe 26 për qind, sipas të dhënave të raportuara të Eurostat, që i përkasin vitit 2017.

Në Evropë, më aktivët janë rumunët dhe estonezët, ku vetëm 3.9 për qind dhe 4.7 për qind e popullsisë nuk bëjnë asnjë aktivitet fizik. Më pas vijnë danezët, holandezët, gjermanët, suedezët, finlandezët.

Ballkanasit në përgjithësi shquhen për dembelizëm. Pas Shqipërisë, në listë renditen serbët, me 76 për qind të popullsisë që nuk kryen asnjë aktivitet fizik, të ndjekur nga maqedonasit me 56 për qind.

Për të vlerësuar nivelin e ushtrimeve aerobike gjatë një jave të zakonshme, të anketuarit shqiptarë u pyetën: Në një javë normale, a bëni aktivitete të tilla si ecja, biçikleta, joga, ose gjëra të tjera që shtojnë ritmin e frymëmarrjes dhe rrahjeve të zemrës? Në total, vetëm 12 për qind e femrave nga 15-49 vjeçe raportuan se bënin një formë ushtrimesh aerobike 5-7 herë në javë, 4 për qind i bëjnë tre ose katër herë në javë, 3 për qind e tyre një ose dy herë në javë dhe 82 për qind nuk bëjnë asnjë lloj ushtrimi aerobik. Midis meshkujve të të njëjtës grupmoshë, 11 për qind ushtrohen 5 deri në 7 herë në javë, 7 për qind ushtrohen një deri katër herë në javë dhe 76 për qind nuk bëjnë asnjë lloj ushtrimi aerobik. Anketimi u krye nga INSTAT, për llogari të Institutit të Shëndetit Publik.

Sipas INSTAT, 79.6 për qind e grave në qytet dhe 84 për qind e atyre në fshat në Shqipëri nuk bëjnë asnjë ushtrim aerobik në javë. Te burrat, kjo përqindje është pak më e ulët, por mbetet gjithsesi më e larta në Evropë. 74 për qind e burrave në zonën urbane dhe 78 për qind në atë rurale, nuk ushtrojnë asnjë aktivitet fizik gjatë javës.

Sipas grupmoshave, më aktivët janë të rinjtë, ku 73 për qind e femrave nga 15 në 19 vjeç, nuk bëjnë aktivitet fizik, kundrejt 85 për qind të moshës 30-34 vjeç.

Tek meshkujt, sërish mosha 15-19 vjeç janë më aktivet (edhe për faktin që bëjnë fiskulturë në shkollë), me 63 për qind që nuk bëjnë aktivitet, përkundrejt më dembelëve po të grupmoshës 30-34 vjeç.

Sipas shpeshtësisë, nga femrat, më të fiksuara janë 15-19 vjeçaret, 16 për qind e të cilave bëjnë aktivitet 5-7 herë në javë. Ndërsa nga meshkujt janë 40-44 vjeçarët, 13.5 për qind e të cilëve bëjnë aktivitet fizik 5-7 herë në javë.

Sipas qyteteve, më dembelët janë meshkujt durrsakë, 94.6 për qind e të cilëve nuk praktikojnë asnjë ushtrim gjatë javës. Më aktivët janë tiransit me 61.9 për qind, madje rreth 18 për qind e tyre ushtrohen 5-7 herë në javë.

Nga femrat, sërish kryeson Tirana, që ka përqindjen më të ulët të vajzave e grave që nuk bëjnë aktivitet, me 71.9 për qind të totalit, gati 19 për qind e tyre ushtrohen 5-7 herë në javë, më e larta në rang republike, ndërsa me dembelet janë sërish durrsaket me 96 për qind të tyre që rezultojnë që nuk kryejnë asnjë ushtrim fizik gjatë javës.

Sipas raportit të ISHP, kryerja e rregullt e ushtrimeve jep efekte të dobishme për zemrën, si dhe për tërë trupin. Provat akumuluese sugjerojnë që madhësia e këtyre përfitimeve rritet proporcionalisht me intensitetin e ushtrimit individual, dhe ka rezultuar që kryerja e rregullt e ushtrimeve mund të zvogëlojë mosfunksionimin e vetë zemrës dhe, të paktën pjesërisht, të rivendosë aftësinë e tij për të funksionuar në mënyrë efektive si pompë. Në mënyrë të ngjashme, literatura sugjeron se veprimtaria ushtrimore dhe fizike ka efekte të dobishme për shëndetin mendor. Rrjedhimisht aktiviteti fizik ndikon pozitivisht dhe në produktivitetin dhe rendimentin në punë.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat