Lajme

Ilir Meta: Njesitë e specializuara kanë treguar kurajo të pashembullt

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka qenë në mesnatë në Thumanë bashkë me Zv.Kryeministrin në detyrë të Kosovës, Fatmir Limaj dhe kanë takuar forcat speciale të Kosovës që po punojnë për nxjerrjen e të mbijetuarve dhe personave që kanë humbur jetën nga rrënojat.

Meta i ka falenderuar njësitet e specializuara nga Kosova dhe shkruan se kanë treguar kurajo të pashembullt.

“Në mesnatë, së bashku me Zv.Kryeministrin në detyrë të Kosovës, z.Fatmir Limaj, pata kënaqësinë të takoja në Thumanë, njësitë e specializuara të emergjencës së Kosovës që po ndihmojnë banorët e kësaj zone të dëmtuar shumë rëndë nga tërmeti.

I falenderova me mirënjohje për solidarizimin, profesionalizmin dhe gatishmërinë e lartë, si dhe për kurajon e pashembullt që po na dëshmojnë, duke na bërë krenarë të gjithëve! FALEMINDERIT KOSOVË E DASHUR!”, shkruan presidenti Meta./bw/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat