Lajme

“Heritage”: Grenell të tregojë hapur që SHBA-ja është kundër prekjes së kufijve

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Pas Gjermanisë dhe Francës, një zgjidhje finale për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë tashmë po e kërkon me ngulm edhe SHBA-ja. Për një periudhë të shkurtër, Washingtoni ka emëruar dy Përfaqësues Special për çështjet që ndërlidhen me Ballkanin Perëndimor dhe dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Sekretari Mike Pompeo ka emëruar Mattheë Palmer, ndërkohë presidente i SHBA-së, Donald Trump, ka emëruar Richard Grenell si Përfaqësues Special Presidencial për dialogun Kosovë-Serbi.

Një gjë të tillë diplomatë e njohës të politikës së jashtme po e shohin si një sinjal të rritjes së përkushtimit të SHBA’së për të zgjidhur problemin mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkohë Fondacioni ‘Heritage’ ka publikuar një listë me parime të cilat mund t’i ndihmojnë Richard Grenellit derisa merret me çështjen në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Nga ky fondacion problemin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e konsiderojnë si një çështje mjaftë delikate, dhe kanë dhënë pesë pika në të cilat Grenell duhet të bazohet meqë ka përveshur mëngët për t’iu futur punës.

Instruksioni i parë për Grenell është një këshillë në të cilën thuhet se në Ballkan asgjë nuk është e lehtë, duke i bërë thirrje përfaqësuesit special të SHBA-së që të jetë syhapur.

Dhe ndër të tjera i jepet porosi Përfaqësuesit Special, të ushtrojë detyrën që i është përcaktuar dhe jo të vizatojë kufijtë e Kosovës dhe Serbisë.

‘Heritage’ i bën thirrje Grenellit që të tregojë hapur se SHBA-ja është kundër idesë së korrigjimit të kufijve.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat