Lajme

GLPS: Vetingu, mënyra e vetme për të siguruar pavarësinë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon konferencë për media që do të mbahet sot me temë “Vetingu: Mënyra e vetme për të siguruar pavarësinë e plotë të sistemit të drejtësisë në Kosovë”.

Sipas GLPS-së, reforma më qenësore që sistemi i drejtësisë duhet t’i nënshtrohet është kontrolli i integritetit, profesionalizmit dhe pastërtisë së figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve që aktualisht janë pjesë e sistemit, si e vetmja formë për të nxjerrë jashtë sistemit personat që kanë të kaluar të dyshimtë, që kanë afërsi me qarqet e korruptuara apo janë direkt të korruptuar, dhe të cilët nuk janë mjaftueshëm profesional dhe të arsyetuar me vendimet e tyre.

Prandaj, GLPS konsideron që një proces i duhur i reformimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë duhet të ketë si rezultat një proces të vetingut, i cili paraqet të vetmen formë për të siguruar një sistem të pavarur, të paanshëm dhe profesional.

Në këtë konferencë, GLPS do shpalos disa nga parimet themelore në bazë të të cilave duhet të ndërtohet procesi i vetingut dhe do ofroj një numër propozimesh të cilat do shërbejnë si udhërrëfyes për fillimin e dizajnimit të këtij procesi nga institucionet relevante në Kosovë.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat