Lajme

Gjermania nga 7 janari hap dyert për punëtorët nga Kosova: Këto janë profesionet që paguhen 150 euro në ditë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Përveq pagave të majme që kanë infermierët në Gjermani, atje edhe bujqit paguhen shumë, madje 150 euro në ditë. Për këtë profesion e disa të tjera, ky shtet ua hap dyert personave nga Kosova e vende të tjera të Ballkanit, që nga 7 janari, transmeton Gazeta Metro.

Këtë herë shteti i njohur për “vjeljen” e infermierëve shqiptarë, është duke u kërkuar punëtorë për korrjen e asparagut. Punëtorët mund të fitojnë deri në 150 euro në ditë.

Gjermania ka nevojë për të paktën 260,000 punëtorë të rinj emigrantë çdo vit për të përmbushur nevojat e saj. Në Gjermani, vjelja e asparagut mund t’ju sjellë deri në 150 euro në ditë. Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë për punë.
Punëdhënësit gjermanë po japin një minimum prej 8.60 euro në orë, që është pak më shumë se vitin e kaluar.

Korrja e asparagut për punëtorët gjermanë është një punë me pagë të dobët, sepse punëtorit i janë mohuar paratë nga ushqimi dhe banesa.

Duhet ta keni parasysh se gjatë orarit të lirë, punëtorët jetojnë dhe të flenë në dhoma të përbashkëta me punonjësit e tjerë.

Kjo përfshin ndarjen e tualeteve dhe dusheve. Dita e punës zgjat 12-13 orë. Në raste të veçanta kur asparagu rritet me shpejtësi dhe kur moti është i ngrohtë, dita e punës zgjat deri në 20 orë.

Qytetarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Kosovës, Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, nga 7 janari do të munden të punojnë legalisht në Gjermani vetëm me dokumente të shteteve të tyre, respektivisht pa pasur pasaportë të BE’së.
Ky informacion është shpallur zyrtarisht nga Merkel, ku thotë se qytetarët do të mund të punojnë në vendin më të zhvilluar të BE’së.

 

 

 

 

 

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat