Blic PlusLajme

Gjermani, vajzat dhurojnë flokët qe 6 vite për fëmijët me kancer

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Agnesa 13 vjeç, Driola 11 dhe Ariona 8, janë tri vajzat me prejardhje nga Kosova por që jetojnë në Gjermani, të cilat tash e sa kohë dhurojnë flokët e tyre për fondacionin “Deutsche Kinder krebs Hilfe”, për fëmijët që vuajnë nga sëmundjet e kancerit.

Në një bisedë për Indeksonline, nëna e tyre Kosovare Spahiu- Sahiti tregon se nga i erdhi ideja për dhurimin e flokëve.

“Fillimisht kam dëgjuar nga motra ime që është frizere, ajo tha që ishte një akcion që frizeret që i prejnë flokët t’i dhurojnë për bamirësi, që do të thotë se flokët e tyre bëhen peruke. Vajzat e mia pasie dëgjuan këtë bisedë mes meje dhe motres shprehen dëshirë që t’i dhurojnë. Flokët e tyre duhet të ishin pa ngjyra, pa kemikale dhe së paku 30 centimetra të gjata”, ka thënë ajo gjatë bisedës.

Kosovarja thotë se mundohet që një gjë të tillë ta praktikojë sa më shpesh që mundet.

“Motra ime i mbledh flokët i zenë kocel dhe i dërgon në Munchen. Ne do të vazhdojmë ta praktikojmë t’i dhurojmë flokët së paku një herë në vit sepse këtu varet edhe nga vullneti i Zotit, aq sa do t’iu rriten”, ka treguar Kosovarja për Indeksonline.

“Mendoj se çdo vajzë do të duhej të vepronte kështu, dhe do të ishte mirë që një akcion i tillë të praktikohet edhe në Kosovë, është bamirësi që i bën të lumtur shumë njerëz të tjerë, t’i bëjmë të lumtur e t’ua kthejmë buzëqeshjen sado pak”, thotë Spahiu- Sahiti.

Kosovarja thotë se është në biseda edhe me disa frizerka nga Kosova, kjo me qëllim që floket e vajzave të saj të jepen për fëmijët e sëmurë nga Kosova. /Indeksonline/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Blic Plus

Nuk do ta besoni sa paguhet Arbana për një muaj

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë