Lajme

Fjalët e para të Behgjet Pacollit pas dështimit në zgjedhje

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Behgjet Pacoll ka komentuar zgjedhjet e djeshme.

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacoll ka komentuar zgjedhjet e djeshme.

Edhe pse koalicioni i partisë së tij me Nisma-n dolën humbës të këtyre zgjedhjeve, Pacolli tha se sovrani e tha fjalën e tij dhe ai ka gjithmonë të drejtë.

Pacolli gjithashtu i uroi punë të mbarë qeverisë së re, transmeton lajmi.net.

Postimi i plotë:

Bashkudhetarët e mi dhe unë e ndoqem me interes numërimin e votave.

Sovrani e tha fjalën e tij dhe ai ka gjithmonë të drejtë.

Është për tu përgëzuar populli i Kosovës që votoi me qetësi dhe maturi.

Urime për udhëheqësit e Opozitës që me koherencë, me etikë, e konfirmuan alternativën e tyre duke siguruar votim popullor të qartë.

Përgëzoj zotni Albin Kurti për integritetin e tij politik dhe zonjën Osmani që krijoi energji të re mbi themelet e trashëgimisë rugoviste.

Procesi është në përmbyllje e sipër dhe duhet poashtu të kemi durim që institucionet e numërimit dhe legjitimimit të votave të japin verdiktin përfundimtar, pa presione triumfaliste apo të dëshpërimit.

Është krejt e qartë, se pakënaqësia popullore e krijuar prej mungesës së perspektivës, stagnimit ekonomik, izolimit ndërkombëtar favorizoi ardhjen në pushtet të forcave të opozitës.

Më gëzon fakti për ardhjen e rinisë në krye të institucioneve, atë që e kam dashur më së shumti.

Vullneti për ndryshim fitoi.

Ne duhet të mbajmë shënim këtë vullnet popullor.

Tani duhët mbi të gjitha t’i tregohet miqve tanë perëndimorë se orientimi proatlantik i Kosovës është i pakthyeshëm dhe ai vetëm do të forcoheT.

Miqët perëndimorë, poashtu, tani të mbajnë shënim rezultatin dhe të hedhin hapin e parë të shumëpritur për popullin e Kosovës-

Punë të mbarë qeverisë së re! /Lajmi.net/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat