Lajme

FALEMINDERIT SHQIPTARË! Elvis Naçi jep lajmin e madh, tregon sa miliona dollarë janë mbledhur për të prekurit e tërmetit

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Shqiptarët u bënë një në ditët më të vështira që toka kuqezi përjetoi nga dridhjet e forta të tërmetit, që shkaktoi 51 viktima dhe la pa një çati mbi kokë mijëra familje.

Ata, si një trup i vetëm, ofruan gjithçka që kishin, nga rrobat e trupit e deri tek shtëpitë që nuk i përdornin, për t’u ardhur në ndihmë personave të dëmtuar nga tërmeti katastrofik.

Shqiptarët i besuan masivisht, pa frikën e zhgënjimit, mirëbërësit që çdokush e respekton, Elvis Naçit, duke dhuruar para në fondacionin që ai drejton. Naçi sot ka dhënë lajmin e madh, se deri më tani nga ndihmat e vëllezërve dhe motrave shqiptarë janë mbledhur plot 8.1 milionë dollarë, një shumë që askush nuk e ka arritur deri më sot.

Emocionet që janë përjetuar nga mbledhja e këtyre donacioneve kanë qënë të mëdha, nga 33-vjeçari i sëmurë, i cili dhuroi sigurimin e jetës së tij e deri tek vajza me sindromën Down nga Kosova që dhuroi pagën e saj familjet e dëmtuara nga tërmeti.

Naçi thekson gjithashtu se mbledhja e ndihmave vazhdon ende, duke pasqyruar edhe njëherë numrat e llogarisë nga ku dhe si mund të kontribojmë.

Postimi i plotë i Elvis Naçit

Faleminderit Shqiptare, Fisnike dhe Bujare qe ne momentet me te veshtira qendroni me ne, na mbeshtetet, na besuat dhe kontribuat ne nismen tone te madhe! Çdo cent që keni kontribuar do te jete transparente, çdo kontribut i juaji do te shkoje ne vendin e duhur! Deri tani kjo eshte shuma totale, karvani i miresise dhe i bamiresise vazhdon! Nese deshiron t’i bashkohesh nismes se madhe keto jane te dhenat e kontribimit: Gofundme: https://www.gofundme.com/f/elvisnaci
Pay pal: [email protected]
Te dhenat bankare ne Zvicër: Name: Firdeus
Emri i Bankes: Post Finance
Adresse: Untere Scheugstr 3 8707 Uetikon am See
Konto Nr.: 15-387081-5
IBAN: CH94 0900 0000 1538 7081 5
BIC: POFICHBEXXX

Të dhënat bankare në USA:
Bank Name : Morton Community bank
Beneficiary Name : Friends of Fondacioni Firdeus
Routing Number: 071123204
Account number : 769397

Të dhënat bankare në Shqiperi:
Fondacioni Firdeus, Credins Bank,
Adresa e bankes: Rr Vaso Pasha, nr 8, Tirana, Albania.
SWIFT CODE CDISALTR
IBAN EURO:AL76 2121 1573 0000 0000 0088 3481
IBAN USD: AL33 2121 1573 0000 0000 0088 3479
Për çdo inforacion më kontaktoni ne nr tim të telefonit: +355674006161

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat