Lajme

Edi Rama ka thërritur në mbledhje urgjente qeverinë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kryeministri Edi Rama këtë mëngjes ka thërritur në një mbledhje urgjente qeverinë.

Në fokus të kësaj mbledhjeje është situata kaotike e shkaktuar nga tërmetet e njëpasnjëshme ku janë shënuar 25 viktima dhe mbi 600 të plagosur.

Kreu i qeverisë e ka nisur mbkledhjen me falenderime për ndërkombëtarët, duke përfshirë këtu krerët e vendeve anëtare të BE dhe fqinjët, duke përfshirë, Kosovën, Francën, Gjermaninë, SHBA-në, Turqinë dhe disa shtete të tjera.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Në fund të një 24 orëshi që ka qenë një ndër momentet më të errta mund të thuhet me plot gojës se nga të gjithë njerëzit me uniformë është bërë një punë heroike. Unë i shpreh të gjithë mirënjohjen dhe respektin të gjithë trupave të angazhuar në vijën e parë të frontit, të përballjes me një fatkeqësi të përmasave të jashtëzakonshme. Të gjithë rreikzuan jetën për të shpëtuar jetë në fije të perit. Në këto 24 orë të zymta ka pasur në të gjithë harkun kohor një fill të pandërprerë drite si rezultat i një angazhimi, ata që kanë qenë të ekspozuar në vijën e parë dhe solidariteti mbreslënës nga i gjithë kombi ynë dhe nga miqtë dhe partnerët e vendit tonë. Duhet të shpreh mirënjohje të pakufijshme për reagimet vërtet ngushëlluese të amabasadave të SHBA-së, BE-së, që në çastet para janë vënë në lëvizje për të shprehur gadishëmrinë e tyre dhe në vijim për presidentin e Kosovës, kryeministrin e Italisë, i cili ndër miqtë dhe partnerët e pazëvendësuseshëm duke u predispozuar plotësisht për t’i ardhur në ndihmë njerëzve dhe qeverisë tonë. Në përballimin e kësaj situate shumë sfiduese. Më pas kryeministri i Greqisë, i cili përveç të tjerave ka sjellë ministrin e jashtëm, me një operacion të gjerë në terren. Presidentin e Francës pasi kemi komunikuar disa herë dhe pse në të njëjtën kohë është përballur me një fatkeqësi të ushtarëve të tij, ka vënë në lëvizje ministrinë dhe më pas janë transmetuar në një pakete prej tre misionesh drejt Shqipërisë. Presidentin e Turqisë i cili ka komunikuar vazhdimisht duke konfirmuar ndihmën ndaj të plagosurve dhe të familjeve përtej misionit special, të parit të mbërritur po ashtu mbrëmjen e djeshme. Kabinetin e kancelares që ka vënë në lëvizje mekanizimin e solidaritetin. presidentin e Serbisë dhe ai ka shprehur gadishmërinë, kryeministrin e Kroacisë, duhet ta rreshtoj, edhe koalicion kryesor në Gjermani, që kanë dërguar mesazhe, por edhe janë solidarizuar. Dua të falënderoj edhe qeveritëe Rumanisë dhe Zvicrës, kanë nisur menjëher drejt Shqipërië dy misione të posaçme. Bashkë me pricin e Kurorës të Arabisë Saudite.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat