EkonomiLajme

EBay, Visa, Mastercard, Stripe braktisin projektin e Facebook “Libra”

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Mastercard, Visa, eBay dhe Stripe janë tërhequr nga përpjekja e Facebook për projektin “Libra”.

Lëvizja e tyre vjen pas tërheqjes së Paypal, siç raportoi Financial Time javën e shkuar.

Kjo është një goditje e rëndë për planet e rrjetit shoqëror që donte ta niste Libran si monedhë ndërkombëtare për t’u përdorur në internet.

Projekti ka pasur vëzhgime të detajuara nga ligjvënës e politikanë, sidomos në SHBA.

Drejtuesi i Facebook, Mark Zukerberg, do të diskutojë projektin “Libra” më 23 tetor me anëtaërt e Komisionit të Shërbimeve Financiare nga kongresi amerikan.

Ligjvënësit kanë ngritur shumë pyetje në lidhje me Libra-n, si për shembull rreziku i madh për të ofruar një platformë për pastrimin e parave.

Mercado Pago, një kompani pagesash në Amerikën Latine, po asthu është tërhequr, duke lënë me Libran vetëm PayU, kompaninë holandeze.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat