Lajme

Devijme të linjave për autobuset shkaku i punimeve në rrugë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Po vazhdon asfaltimi i disa rrugëve në Prishtinë. E për shkak të këtyre punimeve, Trafiku Urban në kryeqytet përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se do të ketë devijime të linjave me qarkullimin e autobusëve, derisa nuk është bërë e ditur se ku qytetarët duhet të presin.

Ky është njoftimi:

Njoftim për qytetarë lidhur me punimet në rrugë!

Për shkak të punimeve në rrugë dhe punëve në proces do të ketë devijime të linjave lidhur me qarkullimin e autobusëve të Trafikut Urban.

Për t’u informuar më hollësisht lidhur me ndryshimet e tilla, lusim qytetarët të kontaktojnë koordinatorët e qarkullimit të cilët pranojnë thirrje çdo ditë në këtë orar: 05:30 – 23:30.

Tel: 045 10 11 28, tel: 045 10 11 23 ose tel: 045 10 11 22;
Viber: +383 45 10 11 23 ose +383 45 10 11 22.

Ndryshe, edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një shkrimi të bërë në Facebook ka treguar se ka përfunduar përfunduar asfaltimi i rrugës “Rrahim Beqiri” në lagjen Bregu i Diellit, për të vazhduar me rrugët tjera sipas projektit.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat