Lajme

Daka: S’ka bazë ligjore për rinumërim total, komisionerët prishën procesin

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka deklaruar se 6 tetori ishte ditë fantastike sa i përket votimit dhe administritmit të procesit, por sipas saj komisioneret janë ata që po e prishin procesin tash.

Në RTK, ajo tha se ajo që e kanë bërë disa komisionerë është punë e pistë, sepse për shkak të punës së tyre me tendencë për të deformuar votën, do të ketë rinumërim të shumë kutive të votimit.

“Lufta brenda llojit për kandidatët e partive është e pistë, sepse është provuar të bëhen allishverishe të ndryshme”, ka deklaruar Daka.

Ajo ka thënë se kur të përfundojë procesi do të dihet saktë se kush ka provuar të deformojë vullnetin e qytetarëve, dhe do të ketë kallëzime penale për ata komisionerë që kanë provuar të bëjnë gjëra të tilla.

“Janë shumë komisionerë që janë dënuar në të kaluarën, dhe me gjasë edhe shumë të tjerë do të hetohen”, deklaroi Daka.

Kryetarja e KQZ-së, tha se ky institucion nuk ka rinumëruar kuti votimi me kërkesë të asnjë subjekti politik por për shkak se QNR-ja ka vërejtur një gabim në formular.

Sipas saj KQZ-ja nuk ka asnjë arsye për të vendosur për rinumërim total, sepse ka bazë ligjore për këtë. Sa i përket votave të ardhura nga Serbia, ajo tha se për ligjshmërinë e tyre do të vendosin organet që po e hetojnë rastin, kurse procesin e votimit të diasporës e ka quajtur lehtë të kompremetueshëm.

Daka ka thënë po ashtu se sipas të gjitha gjasave, përfundimi i këtij procesi do të ndodhë diku në fund të këtij muaji ose në fillim të muajin nëntor.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat