Lajme

Burime siriane: Alvini mbërrin në Damask, nesër drejt Italisë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Një ditë pas lajmit ekskluziv për nxjerrjen nga kampi Al-Hol në Siri të Alvin Berishës, Report Tv ka mësuar detaje të reja ekskluzive nga operacioni për shpëtimin e 11-vjeçarit shqiptar, prej 5 vitesh në kampin nën pushtetin kurd. Burime nga Gjysmë Hëna e Kuqe siriane të kontaktuar me telefon nga Report Tv, tregojnë se Alvin Berisha ka dalë nga kampi tre ditë më parë dhe sot ka mbërritur ne kryeqytetin sirian.

Këto tre ditë ai ka qëndruar në një vend te sigurt (safe house) në Qamishli, një fshat të veri të Sirisë ndërsa ditën e sotme u trasnsferua në një vend të sigurt në Damask. Ditën e nesërme, nëse nuk ka pengesa të tjera burokratike, pritet që Alvini të shoqërohet nga Kryqi i Kuq ndërkombëtar dhe të shkojë në Bejrut, e më pas drejt Italisë, ku jeton prej vitesh babai dhe dy motrat e tij.

Operacioni për shpëtimin e Alvinit po kryhet nga Gjysmë Hëna e kuqe siriane dhe Kryqi i Kuq nderkombetare, nderkohë që kanë qenë në kontakt me autoritet italiane dhe ato shqiptare të niveleve më të larta. Këto të fundit deri në këtë moment nuk kanë dhënë asnjë konfirmim mbi zhvillimet e operacionit.

Historia e Alvin Berishës theu zemrat e shumë personave, pasi babai i tij, Afrim Berisha, e kërkonte prej vitit 2014, kur nëna e tij shqiptare, braktisi familjen në Itali ku jetonin prej vitesh dhe e mori Alvinin, në atë kohë 6 vjeç, në kampin Al Haul në Siri, (kufi me Turqinë). Jeta atje u kthye në tragjedi. Nëna e tij shqiptare, që kohët e fundit para se ta rrëmbente nga babai kishte vënë shami, kishte nisur të lutej dhe kishte shfaqur sjellje radikale, kishte vdekur në kamp së bashku me një burrë të huaj që ishte martuar.

Alvini mbeti i vetëm, dhe pas përpjekjeve të shumta të babait të tij, emisioni investigativ “le Iene” arriti të gjejë 11-vjeçarin dhe të bëjnë takimin përlotës mes babait dhe djalit pas 5 vitesh. Por sërish u ndanë me lot: Alvini nuk mund të nxirrej nga kampi nën pushtetin kurd, mbi të gjitha me rritjen e tensioneve mes Turqisë dhe Sirisë. I dëshpëruar, babai i Alvinit ktheu sytë nga shteti shqiptar, ku kërkoi ndërhyrjen e kryeministrit Edi Rama, i cili edhe pse pranoi të ishte një situatë e vështirë, tha se do të bënte gjithçka për ta kthyer Alvinin pranë babait, dhe dy motrave, përmes po një plani me partnerët strategjikë për nxjerrjen nga kampi të Alvinit dhe shqiptarëve të tjerë të bllokuar.

Kampi me mbi 70 mijë persona ka me mijëra fëmijë, shumica e të cilëve kanë lindur aty, dhe gjithçka është në kufijtë e mbijetesës. Al Hawl është kampi më i madh në kufi me Turqinë, 29 mijë gra ndodhen aty jo vetëm nga Lindja e Mesme por edhe Evropa, gra luftëtarësh të ISIS.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat