Lajme

Bulqizë/ Tërmeti u çan pallatin, 45 familje braktisin banesat

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

45 familje që jetojnë në një pallat të dëmtuar, në Lagjen e Re në Bulqizë, janë detyruar të braktisin apartamentet e tyre për shkak të rrezikut që ju kanoset nga shembja e tij. Pallati i cili ka qenë vazhdimisht problem, me tërmetin e 26 Nëntorit është bërë i pasigurt për të banuar në të.

Ndërkohë ka edhe nga ata që nuk kanë mundur ku të gjejnë një strehim tjetër dhe kanë sfiduar fatin duke u kthyer në banesat e dëmtuara.

Ata shprehen se bashkia ju ka thënë vetëm dilni nga shtëpitë por nuk ju ka ofruar një vend strehimi të sigurt. Banorët thonë se nuk është vendosur as shiriti i bllokimit të pallatit e në këtë mënyrë disa prej familjeve vijojnë të qëndrojnë në këtë ndërtesë të rrezikshme.

Ndërkohë të kontaktuar nga gazetari i Report Tv, Artan Rizvani, inxhinierët gjeologë në Bulqizë dhe ato të ndërtimit thanë se pallati duhet të evakuohet dhe të mos bëhet gabim të lejohen familjet të qëndrojnë aty, pasi mund të shkaktohet tragjedi.

“Janë familjarë që janë largu. Kati i katërt është më pak i dëmtuar. Specialistët nuk kanë ardh me na thënë është apo jo i banueshëm. Shirit nuk ka.” tha një banore.

“Ku të shkojmë. Erdhën e panë e fotografuan dhe ikën” tha një tjetër.

“Frikë kemi, të rrezikuar jemi.” shtoj një banore tjetër./sh/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat