Lajme

Brahimaj, Mujë Krasniqi ishte themelues i UÇK-së dhe bëri rezistencë deri në flijim

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Ish komandanti Lahi Brahimaj ka kujtuar bashkëluftëtarin dhe mikun e tij, Mujë Krasniqi, për të cilin ka thënë se ishte themelues i UÇK-së dhe një komandantë shumë i zoti, që bëri rezistencë deri në flijim për ta mbrojtur tokën e vetë.

Ai ka shkruar në Facebook se në 21 vjetorin e rënies së bashkëluftëtarit, mikut të tij të afërt, Mujë Krasniqit dhe 40 dëshmorëve, sot kujtojnë me pietet të gjithë që u flijuan për liri të vendit tonë.

“Muja ishte themelues i UÇK-së dhe një komandantë shumë i zoti, që bëri rezistencë deri në flijim për ta mbrojtur tokën e vetë. Ky është dhjetori i luftëtarëve të mëdhenjë, por edhe i vendimeve të mëdha. Pikërisht sot, kur nderojmë heronjtë tanë, Kosova, po bëhet me ushtrinë e saj. NATO’s dhe aleatëve të Republikës së Kosovës, po ju bëhet edhe një partnere e fuqishme, profesionale, për të ruajtur paqen në rajon dhe në botë. Dita e themelimit të Ushtrisë së Kosovës u arrit, falë heronjve tanë, dhe familjeve që sakrifikuan shumë, Familja Jashari, Komandanti Legjendar, Adem Jashari, Zahir Pajazit, Luan e Shkelzen Haradinaj, Adrian Krasniqi, dhe të plotë heronjëve, gjaku i të cilëve është në themel të pavarësisë e sovranitetit, të cilin tani e tutje do ta ruaj me krenari, Ushtria jonë bashkë me aleatët perëndimorë”, ka shkruar ai.

Brahimaj ka thënë se sot dhe gjithmonë, do të përulen para veprës së heronjve dhe dëshmorëve që sakrifikuan ndër breza që të bëhet shteti.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat