Lajme

Bashkimi në tragjedinë e 26 nëntorit, tregoji që kufijtë mes Kosovës dhe Shqipërisë janë simbolikë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Në luftën e Kosovës, Shqipëria hapi dyert për strehim dhe ndihmë, ndërsa 20 vjet më pas të njëjtën gjë e bëri Kosova pas tërmetit të 26 nëntorit ku mbetën të vdekur mbi 50 persona.

Besa Shahini përjetoi këto dy periudha mortesh që bashkuan shqiptarët. Më 1999 si një e re kosovare, derisa tash si Ministre e Arsimit në Shqipëri.

Por, ajo thotë se nuk u befasua aspak nga gjithë ajo çfarë bënë shqiptarët e Kosovës për Shqipërinë në ditët e rënda që kaloi pas tërmetit të 26 nëntorit.

“Do të doja të thoja qysh në fillim që nuk më ka befasuar fare solidariteti që e kanë treguar shqiptarët e Kosovës për Shqipërinë në këto dy javët e fundit kur ndodhi tërmeti dhe gjithë pasojat që solli”.

“Jam shumë mirënjohëse sepse ka qenë një ndihmë shumë e madhe, sidomos në ditët e para të menaxhimit të krizës. Ndihma që erdhi nga Kosova jo vetëm me grupet emergjente që ishin FSK-ja që ndihmuan edhe në shpëtimin dhe nxjerrjen e njerëzve nga rrënojat e shtëpive të tyre, por edhe grupet e inxhinierëve që më kanë ndihmuar mua [Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë] veçanërisht për të adresuar një çështje që e kishim shumë me merak – se a janë shkollat e sigurta për t’u hapur ose jo”.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat