Lajme

Banorët që ecin në këmbë mbi 3 kilometra për ujë të pijshëm

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Për çdo mëngjes i duhet të ecë në këmbë disa kilometra për t’i mbushur disa shishe me ujë të pijshëm për familjen e tij, pasi që rrjeti i ujësjellësit brenda fshatit prej vitesh nuk funksionon. Ky udhëtim është mjaft i mundimshëm për Agron Hetemin nga fshati Shalë i Komunës së Lipjanit.

Këtë rrugë prej më shumë se tre kilometrave gjatë ditës e përshkojnë edhe mijëra banorë të këtij fshati. Burimet e ujit të pijshëm gjenden në pjesën malore të fshatit me një largësi prej 3 deri në 5 kilometra, shkruan sot “Koha Ditore”.

Me gjendje të tillë të ujit të pijshëm përballen edhe banorët e fshatit Baicë, Krojmir dhe Resinovc, derisa kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh nga autoritetet komunale të Lipjanit.

“Si çdo ditë edhe sot erdha për t’i mbushur këto shishe me ujë të pijshëm për familjen, sepse rrjeti i ujësjellësit nuk funksionon prej vitesh. Ky burim është shumë larg fshatit, por duhet ta sigurojmë ujin e pijshëm, sepse puset që i kemi hapur nëpër oborre nuk përdoren për pije”, ka treguar Hetemi.

Ai e mban në krah një çantë të mbushur me tetë shishe të plastikës, të cilat peshojnë afro njëzet litra me ujë. Tregon se gjatë sezonit veror ky rrugëtim mund të bëhej edhe me veturë për shkak se nevojat e familjes për furnizim me ujë janë më të mëdha. Hetemi tregon se fshati ka rreth katër mijë banorë, por që rrjeti i ujësjellësit nuk funksionon prej vitesh si pasojë e dëmtimit të gypave.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat