Lajme

Azem Syla ftohet nga Specialja

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ish komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Azem Syla.

Lajmin e ka konfirmuar avokati i tij, Besnik Berisha i cili ka bërë të ditur se klienti i tij e ka pranuar sot ftesën me shkrim nga përfaqësuesit e Dhomave të Specializuara, raporton “Sinjali”.

Azem Syla është nga fshati Kishnarekë e Drenasit. Ai për një kohë ka qenë deputet i Partisë Demokratike të Kosovës. Më herët ka qenë i burgosur politik ndërsa gjatë luftës së UÇK-së ishte emëruar si komandant i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njihej me nofkën “Daja”.

Gjykata Speciale kohëve të fundit ka intensifikuar punën në kuadër të misionit të saj për gjykimin e krimeve të supozuara që kanë ndodhur gjatë luftës në Kosovë.

Më herët, gjatë ditës u bë e ditur se ftesë nga specialja ka marr edhe ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Vetëm gjatë javës së kaluar, tetë ish komandantë dhe pjesëtarë të UÇK-së kanë bërë të ditur se janë ftuar për intervistim nga Specialja, ndërkohë që deri më tash, numri i përgjithshëm i të ftuarve për intervistim nga kjo gjykatë ka arritur mbi 100.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat