Lajme

Autori i vrasjes në AKI Valon Ibërdemaj ishte agjent

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Familja e Isa Sejdiut, 38 vjeç, nga Vushtrria ende nuk po e di se përse iu vra djali. Edhe një vit pas ngjarjes tragjike, institucionet e hetuesisë në vend nuk kanë arritur ta zbulojnë arsyen e vrasjes së Isës. Ai të martën e katër shtatorit të vitit 2018 u qëllua për vdekje me dy plumba nga kolegu i tij i punës Valon Ibërdemaj brenda ndërtesës së Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

Gazeta Express mëson se i dyshuari për këtë vrasje Valon Ibërdemaj kishte qenë agjent në AKI. Për këtë rast tashmë ka filluar gjykimi. Seanca e dytë do të mbahet me 19 shtator.

Gjithçka duket e paqartë për familjen e punëtorit të AKI’së, Isa Sejdiun, i cili para një viti u vra në vendin e tij të punës, nga kolegu Valon Ibërdemaj. Dyshohet se vrasja ka ndodhur për arsye të xhelozisë, por nuk dihet më shumë.

I dyshuari për këtë vrasje gjendet në burg. Gjykimi për të do të mbahet më 19 shtator të këtij viti.

Gazeta Express merr vesh se i dyshuari Valon Ibërdemaj më herët ka qenë agjent në institucionin më të lartë të sigurisë në Kosovë, pra në AKI. Kjo gjë vërtetohet përmes një dokumenti të lëshuar nga policia e Kosovës për prokurorinë të cilin e posedon Gazeta.

Sipas dokumentit, i dyshuari për vrasjen e kolegut në AKI, Valon Ibërdemaj dy vitet e fundit ka punuar si sigurim në këtë institucion të sigurisë. Por më herët i njëjti kishte qenë agjent në AKI.

“….me datë 04.08.2018 rreth orës 09:15, i dyshuari Valon Ibërdemaj i lindur më 02.04.1986 në Prishtinë, punëtor i sigurimit që dy vite (më herët ka qenë agjent i AKI-së_, ka shtënë ndaj punëtorit të bufesë (e cila operon brenda AKI-së), Isa Sejdiut i lindur më 1978 në Vushtrri”, thuhet në dokumentin e policisë.

E zbardhjen e këtij rasti po e kërkojnë edhe familja e të ndjerit, Isa Sejdiu. Për T7 ditë më parë ka kërkuar edhe gruaja e të ndjerit, Besa.

Ajo ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë që të punojnë më shumë për t’i zbardhur motivet e vrasjes së burrit të saj.

“Qe një vit na nuk kemi asnjë përgjigje, as nuk e shohim as angazhimin më të vogël të AKI për me dhanë një përgjigje dhe për me dhanë motivin për çka ka ndodh. Rasti shumë është zvarritë, nuk e di arsyen pse, por rasti është stërzgjatur mendoj. Vetë fakti që ngjarja ka ndodhur në AKI në isntucionin më ta lartë në Kosovë”, thotë Besa Sejdiu, gruaja e të ndjerit Isa Sejdiu.

E ndërkohë, sipas aktakuzës për këtë rast, vrasja ishte kryer shkak të xhelozisë, derisa avokati mbrojtës i Iberdemajt kishte kërkuar që t’i bëhet ekzaminim psikiatrik klientit të tij.

Ndërkohë, prokurori i rastit Ilaz Beqiri përmes telefonit ka thënë se tashmë e kanë marrë ekzaminimin, që e ka nxjerr të akuzuarin Valon Iberdemajn me probleme psikike.

Por sipas Beqirit ekzaminimi nuk e shfajëson Iberdemjan për veprën që e ka kryer. E si ta pa nevojshme ekspertizën po e sheh avokati i familjes Sejdiu.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat