Lajme

Aktiviteti përmbyllës i edicionit të 5-të “Colours of Albania”

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Organizuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, nën kujdesin e veçantë të ministrit Cakaj, ky konkurs u shndërrua në një brend, me mijëra foto artistike të publikuara për 5 muaj me radhë, i cili evidentoi bukuritë shqiptare nën optikën e publikut të zakonshëm që luajti rolin e “diplomatit digjital”.

Të pranishëm në aktivitetin përmbyllës ishin përfaqësues nga trupi diplomatik i akredituar në Tiranë, diplomatë, përfaqësues të shoqërisë civile, artit, kulturës dhe medias.

“Në fotografitë e këtij edicioni, shfaqet sa stil aq edhe mode, sa trashëgimi kulturore aq edhe arkitekturë urbane, sa jetë e përditshme e njerëzve të zakonshëm, aq edhe thellësi e jashtëzakonshme historike e Shqipërisë” , u shpreh Cakaj në fjalën e tij përshëndetëse.

Midis fotove, juria, e kryesuar nga fotografi me famë botërore, Fadil Berisha, dhe antëtarët Bevis Fusha, Rosita Habazaj, Kushtrim Tërnava dhe Ergys Zhabjaku, përzgjodhën 5 fotot fituese që u sponsorizuan nga Banka Credins.

Aktiviteti u shoqërua nga tingujt harmonikë të grupit të artistëve nga trevat shqiptare, nën drejtimin e mjeshtrit Agron Peni dhe vokalit të artistes nga Kosova, Vesa Smolica, për të vijuar me tingujt e muzikës së Fifit dhe për t’u përmbyllur me një atmosferë festive live nga grupi “Offchestra”.

“Colours of Albania”, është kthyer në një ekspozitë gjigande virtuale të natyrës, traditës, historisë dhe shpirtit shqiptar. Ky konkurs i përvitshëm, ka treguar se, Shqipëria nuk është vetëm peisazh dhe natyrë e virgjër, as vetëm trashëgimi kulturore apo monument antikiteti, por edhe një qytet që vibron me ritmin e modernes ku fle edhe e kaluara.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat