Lajme

22 vjeçari e pranon: Tregon se si e vrau dhe dogji trupin e shokut për 40 mijë euro

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Një vrasje makabre ka ndodhur të dielën e 8 dhjetorit në Ferizaj, 22 vjeçari Trimor Lalinovci ka ekzekutuar me një plumb mbas koke shokun e tij, pastaj ia ka djegur trupin me benzinë, Shkodran Bytyqit, transmeton Gazeta Metro.

Gazeta Metro nga burimet brenda Prokurorisë ka mësuar se tani vrasjen makabre e ka pranuar edhe Trimor Lalinovci dhe ka treguar si ka ndodhur e gjithë ngjarja, qysh nga borxhi e deri tek ekzekutimi me plumb mbas kokës, thirrja për ndihmë nga vëllai për djegien e trupit dhe kapja nga Policia e Kosovës.

Shkodran Bytyqi kishte marrë nga Lalilnovci një pronë me vlerë prej 40 mijë eurove, pronë kjo që ishin rënë dakord të merret si borxh dhe t’i rikthehen nga Bytyqi për çdo muaj me këste.
Por, pasi u morr për borxh prona nga Shkodran Bytyqi, aty filloi sherri, pasi i ndjeri kishte filluar t’ia vononte paratë e pronës Lalinovcit, e natyrisht se gjithçka filloi këtu dhe rezultoi me fatalitet.

Ishte e diela e 8 dhjetorit, ku Lalinovci kishte telefonuar Bytyqin për një takim në lidhje me problemet dhe mosmarrëveshjet që kishin filluar për pronën dhe vonesën e kthimit të borxhit prej 40 mijë eurove, shkruan Gazeta Metro.

Në fshatin Surqinë të Ferizajt, Trimor Lalinovci kishte shkuar me Shkodran Bytyqin për të biseduar në lidhje me problemin, por aty filluan zënkat dhe përleshja mes tyre.

Nuk shkoi shumë, Lalinovci kishte qëlluar me armën e tij me plumb mbas koke Shkodran Bytyqin, kështu duke e lënë të vdekur në vendin e ngjarjes në afërsi të një shkolle, por ngjarja e rëndë nuk mbaroi me kaq.

22 vjeçari, pasi e qëlloi me armë, e kishte marrë trupin e Shkodran Bytyqit dhe kishte dërguar në fshatin Kishnapolë të Gadimës së Lipjanit, ku atje e kishte hedhur në një përroskë, ku e kishte lyer me benzinë dhe pastaj i kishte vënë flakën.
Në këtë ngjarje, Gazeta Metro ka mësuar nga prokuroria se është përzier edhe vëllai i tij me inicialët D.L.

Trimor Lalinovci kishte thirrur vëllain e tij në telefon pasi e kishte vrarë Bytyqin, ku i kishte kërkuar ndihmë dhe e kishin dërguar në fshatin Kishnapolë për t’ia djegur trupin viktimës.

Të gjitha këto i ka pranuar Trimor Lalinovci dhe tanimë gjykata ua ka shqiptuar një muaj paraburgim atij dhe vëllait D.L.

“I pandehuri T.L. dyshohet se më 8 dhjetor 2019 në fshatin Surqinë – Komuna Ferizaj, ka privuar nga jeta viktimën Sh. B., pas një mosmarrëveshje mes tyre e cila ka rrjedhur si rezultat i një borxhi që i dyshuari ia kishte viktimës, në shumë prej 40,000 euro dhe meqë i pandehuri nuk kishte arritur të siguronte këtë shumë të parave, afër një shkolle në fshatin Suriqnë dhe pas një grindje paraprake e qëllon me armë në kokë nga mbrapa tani të ndjerin Sh.B, duke e lënë në vendin e ngjarjes, ndërsa më pas thërret vëllain e tij – të dyshuarin D.L. dhe së bashku e marrin trupin e viktimës dhe e dërgojnë në fshatin Kishnapole, ku e hudhin në një përrockë ku më pas i pandehuri T.L. e spërkat trupin e pa jetë me benzinë dhe ia vë flakën”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës për Gazeta Metro.
Ndryshe, Shkodran Bytyqi fillimisht ishte raportuar si i zhdukur, ku rastin në Polici e kishte paraqitur babai i tij, i cili kishte thënë se i biri është larguar nga shtëpia, sipas tij për shkak të një borxhi…/gazetametro.net

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat