Lajme

Zyrtarja e VV-së në karantinë për dy javë, shpërthen me akuza ndaj Qeverisë

Zyrtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, ka njoftuar se nga sot do të vazhdojë izolimin për 14 ditë në Vjenë, pas kthimit nga Kosova.

Sipas saj, kjo ndodh pasi që Kosova ka një qeveri që i keqtrajton qytetarët e vet dhe i dënon ata qofshin brenda a jashtë Kosovës.

Kurti tutje ka thënë se falë shpërthimit të madh tani të virusit në Kosovë, kudo që kthehen në vendet perëndimore, kosovarët duhet të vetizolohen, apo të ketë rezultatin e testit.

Postimi i plotë i saj:

14 korrik 2020, Aeroport, Prishtinë.

Kurse sot e vazhdoj izolimin për 14 ditë në Vjenë sepse Kosova ka një qeveri që i keqtrajton qytetarët e vet dhe i dënon ata qofshin brenda a jashtë Kosovës.

Falë shpërthimit të virusit çdokush që vjen nga Kosova duhet të vetizolohet (ose ta ketë rezultatin e testin) dhe brenda ditësh kufijtë e Austrisë do të mbyllen me Kosovën dhe vendet e Ballkanit.

Postime të ngjajshme
Lajme

Parashikimi i motit për ditën e premte

Lajme

Kuvendi i Kosovës mblidhet nesër nga ora 10:00, këto pika do të diskutohen

Lajme

Ahmeti përqesh vendimet e qeverisë: 365 milionë për rimëkëmbje ekonomike?

Lajme

Studimi britanik: Pse disa njerëz sëmuren më rëndë nga COVID-19, ndërsa të tjerët e kalojnë më lehtë