Lajme

Zyrtarja e lartë amerikane tregon pse SHBA vendosi t’i ftojë Kosovën e Serbinë në Samit

Nënsekretarja amerikane për Siguri Civile, Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut, Uzra Zeya, ka thënë se SHBA ka zgjeruar listën e vendeve të ftuara në Samitin për Demokraci që do të mirëpritet nga presidenti Josep Biden më 9 dhe 10 dhjetor.

Sipas saj, ftesat për Kosovën dhe Serbinë janë dërguar si refleksion i dëshirës së Uashingtonit që të ketë përfshirje më të gjerë, raporton Tanjug.

“Thirrjet tona shtesë reflektojnë dëshirën e SHBA-së që të gjithë të bëhen bashkë dhe të punojnë bashkë me këto qeveri dhe vendet partnere. Si vend i përkushtuar për ideale demokratike, ne duam të shohim angazhimin demokratik të këtyre vendeve ndër vite të veprimit me synim të rivendosjes së demokracisë globale,” tha Zeya.

Ndryshe, ftesa për Kosovën në Samitin për Demokraci ishte bërë temë “e nxehtë” në opionion.

Kjo pasi që opozita dhe njohës të çështjeve politike vlerësuan se mos-ftesa për Kosovën ishte shenjë e ftohjes së raporteve të Kosovës me SHBA-të. /frontonline.net

Related posts
Lajme

Sallahu tregon pse nuk u takua me Hashim Thaçin e Kadri Veselin gjatë vizitës në Hagë

Lajme

A do të lehtësohen masat për festat e fundvitit?

LajmeShow Bizz

Pak orë pasi doli nga spitali, Adriana Matoshi bën një koment në rrjetet sociale

Lajme

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë dhe të enjte, temperaturat zbresin nën zero

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *