Lajme

Zyrtarizohet koalicioni PDK- AAK në këtë komunë: Kjo është marrëveshja e plotë

Kryetari nga NISMA Socialdemokrate në degën në Prizren, Zafir Berisha, do ta mbështesë kandidatin e PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj në balotazhin që do të zhvillohet me 14 nëntor, shkruan Gazeta Metro.

NISMA Socialdemokrate herën e fundit ka mbështetur në balotazh Lëvizjen Vetëvendosje por kësaj rradhe është rreshtuar krah Shaqir Totajt, është thënë në komunikatën e kësaj partie të publikuar në llogarinë e tyre në Facebook.

Këtu keni njoftimin e plotë:
“NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren, në përputhje me rezultatin e zgjedhjeve të raundit të parë me 17 tetor, si dhe në frymën e përcaktimit për një qeverisje ndrsyhe në qytetin tonë, ka vendosur që në balotazh me 14 nëntor, të mbështet kandidatin Shaqir Totaj (PDK-në).

NISMA në Prizren edhe në të kaluarën i ka shërbyer ndryshimit, ndryshim që për fat të keq para katër viteve ka qenë më shumë deklarativ se përmbajtësor, e për të cilën edhe qytetarët u bindën se qeverisja e keqe e viteve të fundit duhet të gjykohet me votë, për të cilën strukturat tona të degës dhe nëndegëve, si dhe gjithë aktivistët dhe simpatizantët kudo që veprojnë në komunën e Prizrenit, do të kontribojnë për ndryshim që me të drejtë e presin qytetarët e Prizrenit.

Mbështetja për Shaqir Totajn me 14 nëntor, është edhe mbështetje e projekteve tona të prezantuara gjatë fushatës nga kryetari Nismës në Prizren, Zafir Berisha.

Zyra për Informim,

NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren”.

Related posts
Lajme

Sallahu tregon pse nuk u takua me Hashim Thaçin e Kadri Veselin gjatë vizitës në Hagë

Lajme

A do të lehtësohen masat për festat e fundvitit?

LajmeShow Bizz

Pak orë pasi doli nga spitali, Adriana Matoshi bën një koment në rrjetet sociale

Lajme

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë dhe të enjte, temperaturat zbresin nën zero

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *