Lajme

Zyrtarizohen dy kandidatura kryeministrash

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Subjektet politike të premten u kanë dhënë intensitet veprimeve në funksion të hyrjes sa më të fortë në zgjedhjet e parakohshme nacionale, që më së largu do të mbahen më 6 tetor. Janë zyrtarizuar dy kandidatura kryeministrash, është bërë një koalicion dhe kanë ndodhur disa largim-aderime.

Një ditë pas shpërndarjes së Kuvendit, kryeparlamentari i deritashëm, Kadri Veseli, ka zyrtarizuar kandidaturën për kryeministër, shkruan Koha Ditore.

Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), të cilën ai e udhëheq, në mënyrë unanime ka vendosur për këtë kandidaturë.

Lajmin për këtë vendim e ka dhënë Hajredin Kuçi në një konferencë shtypi që e ka mbajtur pas mbledhjes.

“Ne zgjodhëm një njeri që jep shpresë për ta ndërtuar një të ardhme këtu. Zgjodhëm njeriun që mund ta udhëheqë një luftë të pakompromis kundër korrupsionit dhe nepotizmit”, ka theksuar Kuçi. “Kadri Veseli tashmë ka vepruar kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Ai ka bërë reforma të guximshme, duke nisur nga brenda PDK-së. Sepse, për ta ndryshuar vendin duhet që ndryshimin ta fillojmë nga vetvetja”.

PDK-ja është në pushtet që nga 2007-a. Në dy mandatet e para kryeministër ka qenë Hashim Thaçi, i cili e ka drejtuar partinë deri tre vjet më parë, kur është bërë president. Për shkallën e lartë të krimit e të korrupsionit, e edhe për ndikim në gjithë mekanizmat shtetërorë, gishti kryesisht është drejtuar nga kjo parti.

Veseli, i cili në dy mandatet e fundit ka qenë kryeparlamentar, është duke bërë përpjekje për t’u distancuar nga e kaluara.

“Ne e kuptojmë se janë bërë gabime në të kaluarën. E kuptojmë që kjo ka bërë që shumë qytetarë ta humbin besimin në politikë”, ka thënë Kuçi. “Sidoqoftë, mos harroni, politika e gabuar ka shkaktuar probleme, por politika e duhur është mënyra e vetme për t’i zgjidhur ato”./Kodaditore/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat