Lajme

Zyrtari i PDK’së zbulon: Negociatat mes Kurtit e Osmanit po shkojnë keq

Zyrtari i PDK’së, Ilir Gashi ka shkuar se nga informacionet që posedon, negociatat mes Vetëvendosjes dhe Vjosa Osmanit, nuk janë duke shkuar mirë, shkruan Gazeta Metro.

Gashi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se këto janë informata të tij dhe Kurti i ka thënë Osmanit se “nuk i duhet”.

“Në VV, tash më ka dy javë që është diskutuar se Glauk Konjufca mundë të mbetet bartës liste, pasi Albini s’ka të drejtë dhe për këtë jan bindur, por Albini ka refuzuar!”, ka shkruar tutje ai.
Postimi i plotë;

Negociatat VV-Vjosa, kan shkuar keq deri me tash!

Jo nga analiza, por nga informata brenda kampit!

Kërkesa e ushtrueses Osmani për 30% në listen e VV-së, ishte e pa pranuar dhe Albin Kurti i thot “nuk me duhësh” eja të fus në 10shin e parë, kurse 10 të tjerat i vendosim më posht!

Vjosa nuk ka pranuar dhe kjo i ka sjellur telashe!
Në VV, tash më ka dy javë që është diskutuar se Glauk Konjufca mundë të mbetet bartës liste, pasi Albini s’ka të drejtë dhe për këtë jan bindur, por Albini ka refuzuar!

Albini Kurti, është pro Arben Vitis, siq thotë burimi nga brenda, por telashja është se po ashtu një njeri me probleme ligjore me mundësi ngritjes se aktakuzës rasti Vitia, ka sjellur telashe dhe Albin Kurti thuhet se do të caktoj Haki Abazin në vend të Vitisë bartës liste dhe Vjosa Osmani të jet femra e parë, por nr 3 në listën e VV-së!./gazetametro.net

Postime të ngjajshme
Lajme

Geci poston një artikull gazete nga viti 1998: Albin Kurti thoshte se kush e mbështetë Amerikën dhe Rugovën është kundër Kosovës

Lajme

Behgjet Pacolli tregon sa para ka ndarë për të ndihmuar Thaçin, dhe të tjerët në Hagë

Lajme

Duda i përgjigjet Gecajt të LDK-së

Lajme

Albin Kurti prezanton aderimin e ri