Sport

Zyrtari i federatës “shpërthen” ndaj kritikëve pas humbjes së Shqipërisë nga Anglia

Kombëtarja e Shqipërisë e ka pësuar një humbje të hidhur mbrëmë në Londër.

Në “Wembley”, kuqezinjtë janë përballur me Anglinë në mbrëmjen e djeshme, shkruan FrontOnline.

Ndeshja e vlefshme për grupin I eliminator për “Katar 2022” i takoi Anglisë 5:0.

Pesë golat e shënuar nga Anglia erdhën në pjesën e parë, dhe kjo ndeshje kishte shumë kritika për mënyrën se si erdhën golat.

Shumë figura të njohura të sportit kritikuan paraqitjen e kombëtares shqiptare në këtë ndeshje.

Për këto kritika ka reaguar edhe zyrtari i FSHF-së, Andi Verçani i cili nëpërmjet rrjeteve sociale ka shpërthyer duke bërë komente fyese ndaj kritikuesve.

Një gjest aspak i bukur nga një zyrtar i FSHF-së që nuk përmban dot vetën në një situatë delikate.

“Para një muaji këta ishin heronj për të gjithë shqiptarët dhe të gjithë donin të ishin në ‘AIR Albania’. Sot këta qenkan turpi i kombit. Shkonin mër q*huni”, shkroi Andi Verçani.

Related posts
Sport

Xhaka rikthehet në stërvitje të plota, Arteta tregon kur do të jetë i gatshëm

Sport

Formacionet zyrtare: Roma – Inter

Sport

Broja thyen një tjetër rekord në Premier Ligë pas golit të shënuar

Sport

Eskalon debati mes Xhevdet Pozharit e Shpëtim Deskut: ‘Me pas qenë te unë ishim nda ndryshe’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *