Sport

Zyrtare: Ylli i Trepçës ’89 prezantohet tek skuadra zvicerane

Një tjetër futbollist nga Kosova ka kaluar në futbollin evropian.

Sulmuesi i krahut që në vjeshtë veshi fanellën e Trepçës ’89, Milot Avdyli, është futbollisti më i ri i skuadrës zvicerane, Aarau.

Lajmi është konfirmuar nga klubi i kategorisë së dytë të futbollit në Zvicër. Sipas njoftimit, Avdyli ka nënshkruar kontratë për 2 vjet e gjysmë me Aaraun.

 

18-vjeçari ka qenë te Aarau që nga fillimi i këtij viti dhe është paraqitur edhe në dy ndeshje miqësore, ndaj Baselit dhe Young Boysit. Kontrata me Aaraun do të jetë deri me 30 qershor 2023.

Me Trepçën ’89, Avyli ka luajtur 25 ndeshje dhe ka shënuar atër gola dhe pesë asistime. Avdyli është pjesë edhe e Kosovës U19.

Postime të ngjajshme
Sport

Ndeshjet e javës së 16-të në Grupin B të Ligës së Parë, Flamurtari - Ferizaj ndeshja kryesore

Sport

Llapi thumbon Ballkanin para përballjes në kampionat

Sport

Luhet në tri ditë të ndryshme, orari i xhiros së 22-të në Superligë

Sport

Munishi tregon se pse Prishtina e mposhti Dritën