Sport

Zyrtare: Ylli i Spanjës do të mungojë në ndeshjen kundër Kosovës

Gerardo Moreno nuk do të mund të paraqitet në ndeshjen ndaj Kosovës.

Sulmuesi i Villarrealit pësoi një tërheqje në muskulin e këmbës së djathtë në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Suedisë, duke u detyruar të largohet nga loja në minutën e 64-të.

Kombëtarja e Spanjës sot (e premte) ka njoftuar se pas ekzaminimeve mjekësore nuk është konstatuar ndonjë lëndim serioz, por stafi i trajnerëve ka vendosur që të mos rrezikohet dhe 29-vjeçari është liruar nga grumbullimi.

Spanja gjithashtu ka njoftuar se përzgjedhësi, Luis Enrique, nuk do të bëj ndryshime në listë. Kjo nënkupton se Moreno nuk do të zëvendësohet nga ndonjë sulmues tjetër.

Kësisoj, Gerard Moreno do të mungojë ndaj Gjeorgjisë (5 shtator) dhe ndaj Kosovës (8 shtator).

Këto ndeshje janë të vlefshme për kualifikime në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Postime të ngjajshme
Sport

Eksperti britanik inspektoi fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”

Sport

Tetë pjesëmarrës nga Kosova do të vijojnë kursin evropian për administratorë sporti

Sport

Suedi – Kosovë, për vetëm tri orë rekord i shitjeve të biletave

Sport

Caktohen gjyqtarët për javën e katërt në Ligën e Parë